Fundjava nis me reshje shiu dhe ulje temperaturash

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave ku herë pas here do të jenë në formë shtrëngate, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të theksuara reshjet paraqiten në zonat veriore dhe qendrore të Shqipërisë. Parashikohet që gjatë pasdites dhe mbrëmjes të ketë dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me rrebeshe të përkohëshme skajin Jugor – Juglindor.

Gjatë natës pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike në të gjithë territorin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e para të ditës por mesdita sjell rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 18°C maksimalja në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë duek arritur shpejtësinë maksimale mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top