Fundi i karrierës së Ibrahimovic, dëmtohet përsëri: problem muskular në kofshë e ndalesë e gjatë

Nuk ka paqe për Zlatan Ibrahimovic. Në fakt, sulmuesi suedez u rikthye në selinë e kuqezinjve nga impenjimet e tij me kombëtaren duke u ankuar për dhimbje në kofshën e djathtë. Një dramë e vërtetë, sepse kontrollet instrumentale zbuluan një problem muskulor. Për momentin nuk dihet ende shkalla e dëmtimit, as koha e rikuperimit. Zlatan do të vlerësohet nga java në javë për të kuptuar evoluimin e situatës. E vetmja gjë e sigurt, për momentin, është se lojtari nuk do të jetë në dispozicion të Stefano Pioli. Ibrahimovic do të humbasë ndeshjen e madhe kundër Napolit të dielën në mbrëmje dhe duket fundi i karrierës për 41 vjeçarin.

Pas Kalulu, pra, Milan humbet edhe Ibrahimovic në funksion të angazhimeve të ardhshme në prill. Një goditje e rëndë për Pioli, i cili nuk do të mund të besojë më në përvojën dhe karizmën e Zlatan. Kështu, kuqezinjtë në fushë do të duhet të mbështetet vetëm te Giroud në qendër të sulmit. Lajmi i keq është se për suedezin përshtypja është se mund të jetë një problem serioz që do ta mbajë larg fushës për të paktën disa javë. E megjithatë kontrollet e mëtejshme dhe vlerësimet e reja do të jenë përcaktuese.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top