FSHF i jep asist Dinamos: Jagiellonia shtyn ndeshjen hapëse të bluve në Superiore

Dinamo kërkon të shkruajë historinë me kalimin në grupet e Conference League e FSHF i jep një “dorë”. Përpara sfidës së dyfishtë në playoff me polakët e Jagiellonia, Departamenti i Garave në Federatë bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”, nuk do të zhvillohet ditën e diel, më 24 gusht, por më 5 shtator, në orën 17:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Kjo shtyrje vjen pas kërkesës së klubit Dinamo City, për shkak të angazhimit në fazën play-off të UEFA Conference League, ndërsa dakordësimi është arritur edhe me klubin e Teutës, i cili ka shprehur mirëkuptim për situatën dhe ka pranuar që ndeshja të luhet në një datë tjetër.

Dinamo City do të zhvillojë ndeshjen e parë në play-off të Conference League ndaj Jagiellonia më 21 gusht, ndërsa sfida e kthimit do të luhet më 28 gusht. Me debutimin në kampionat në 24 gusht, kohët për të rikuperuar energjitë për ndeshjen e plyoff me polakët dhe atë me Teutën në kampionat do të ishte shumë e limituar, sidomos për një ekip që nuk e ka pankinën pikën e saj më të fortë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top