Frida Krifca në hetim?/ Dumani: Kushtëzohemi nga autoritetet e huaja

Gjatë seancës së raportimit në parlament, kreu i SPAK, Altin Dumani u pyet edhe për hetimet për vjedhjen e fondeve IPARD të BE-së.

Dumani u pyet nga demokratja Elda Hoti se pse nuk hetohet ish-ministrja e Bujqësisë Frida Krifca, e dyshuar për keqpërdorimin e fondeve IPARD.

Dumani theksoi se SPAK heton çdo zyrtar që shpërdoron detyrën duke kryer veprime të kundërligjshme.

“Të garantoj që do hetohet çdo person që dyshohet se gjatë detyrës ka kryer veprime të kundërligjshme. Kushtëzohemi nga veprimet e autoriteteve të huaja.

Ky është një vlerësim i juaji, jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson nga cili kamp politik.

Lidhur me IPARD, jemi në fazën e hetimeve paraprake” – u shpreh Dumani.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top