Fredi Beleri kërkon lirinë, rekurs në Gjykatën e Lartë

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri kërkon lirinë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se avokatët e tij kanë dorëzuar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku Beleri kërkon lirimin nga masa e sigurimit ‘arrest në burg’, që u la në fuqi nga GJKKO.

Beleri u arrestua në 12 maj, nën dyshimet korrupsion pasiv në zgjedhje, e kryer në bashkëpunim.

Më herët Beleri ka kërkuar pushimin e çështjes, me pretendimin se nuk ka asnjë provë që ta përfshijë në veprën penale për të cilën akuzohet.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top