Fraza që Allegri i pëshpërit Rabiot bëhet virale: flasin sikur janë ende te Juventusi

Massimiliano Allegri festoi fitoren e Milanit ndaj Veronës 3-0 në ndeshjen e fundit të vitit 2025 me një drekë-darkë në shoqërinë e Andrea Agnellit. Ish-presidenti i Juventusit ishte i pranishëm në tribunat e “San Siros” për të ndjekur ndeshjen Milan–Verona.

Përveç lidhjes sportive me teknikun Allegri, mes tyre ka ekzistuar gjithmonë një vlerësim i thellë që është shndërruar në miqësi edhe larg fushës dhe kontekstit sportiv. Një shembull i mëtejshëm i asaj që quhej “familja” Juventus.

Kjo lidhje u shfaq qartë edhe në një video që qarkulloi në rrjetet sociale, ku shihet Allegri në tunelin e “Meazzas” duke ndalur Adrien Rabiot, ish-lojtar i Juventusit, duke i thënë: “Sot është presidenti këtu”. Sikur të ishin ende të lidhur me Juventusin dhe me atë “president” që edhe sot e njohin si të tillë.

Për të ardhmen e ish-presidentit bardhezi ende mbizotëron misteri: disa mendojnë se mund të rikthehet te Juventusi, të tjerë se po përgatit një projekt afatgjatë. Ndërkohë, Agnelli shijon miqësitë e vjetra dhe shfaqet në Itali vetëm për Allegrin.

“Është presidenti sot këtu”, i thotë Allegri Rabiot sapo e takon në tunel. Mesfushori francez kishte kufje në vesh dhe i heq për t’u siguruar çfarë kishte dëgjuar. Allegri ia përsërit me zë të ulët: “Është presidenti, Andrea”. Rabiot mbetet i habitur dhe pyet: “Është këtu?”. Allegri i përgjigjet po.

Çfarë ka të çuditshme? Asgjë, nëse nuk do të ishte fakti që në tribunë për Milan–Verona ndodhej edhe presidenti aktual i Milanit, Paolo Scaroni, ulur pikërisht pranë Agnellit. Duket qartë se koncepti i “presidentit” për Allegrin dhe Rabiot mbetet i lidhur fort me figurën e Andrea Agnellit, presidenti që ishte pjesë e përditshme e skuadrës së Juventusit dhe që me Allegrin në pankinë shkroi faqe të rëndësishme të historisë bardhezi.

Etiketa: AgnelliallegriMilanrabiot

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top