Franca zgjedh kryeministrin më të ri në historinë e saj

Gabriel Attal do të jetë kryeministri më i ri i historisë së republikës së V në Francë. Ai u ngarkua nga Presidenti i Republikës Macron me detyrën e krijimit të një qeverie të re. Në moshën 34-vjeçare, ministri jetëshkurtër i Arsimit, i renditur në të majtë të shumicës presidenciale, do të duhet të përpiqet t’i japë frymë të re mandatit të dytë pesëvjeçar të Emmanuel Macron.

Mbrëmjen e së hënës, ish kryeministrja Elisabeth Borne i dorëzoi Emmanuel Macron dorëheqjen e qeverisë së saj, me kërkesë të kreut të shtetit që e pranoi atë, pas njëzet muajsh qëndrimi në Matignon.

Transferimi i pushtetit midis zonjës Borne dhe Gabriel Attal duhet të bëhet tashmë në orët e ardhshme në Matignon. Ky i fundit u ngarkua nga Emmanuel Macron për të formuar një qeveri të re.

Shefi i opozitës së majtë Melenchon e komentoi këtë emërim si fshirjen e pozicionit të kryeministrit dhe zëvendësimin e tij me një zëdhënës së presidentit. “Fatkeqësi për popujt që i zgjedhin princat fëmijë” shkroi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top