Franca në luftë me zjarret, një vale e re të nxehti pritet të përfshijë disa zona

Zjarrfikësit në Francë po punojnë pa ndërprerje për të vënë nën kontroll zjarret e mëdha që kanë përfshirë rajonin e Gironde, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për një valë të re të nxehti që pritet të përkeqësojë situatën.

“Ky zjarr është si beteja e Davidit kundër Goliathit”, u shpreh Eric Brocardi, zëdhënës i Federatës Kombëtare të Zjarrfikësve në Francë. Sipas tij, katër zjarrfikës kanë humbur jetën javët e fundit në mbarë vendin, ndërsa rreth 2.000 efektivë janë angazhuar në rajonin e Gironde për të luftuar flakët që prej ditësh po shkatërrojnë zonat mes bregdetit dhe qytetit të Bordosë, raporton BBC.

Prefektja e rajonit, Sophie Brocas, bëri të ditur se në 14 zona që ishin goditur më parë nga zjarret janë regjistruar riaktivizime të flakëve. “Nuk jemi ende jashtë rrezikut”, deklaroi ajo, duke shtuar se vala e katërt e të nxehtit këtë verë pritet të nisë të mërkurën, me temperatura që mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Temperatura të ngjashme priten edhe në Spanjë, ku dhjetëra komunitete vazhdojnë të jenë të kërcënuara nga zjarret. Gjatë javës së fundit, më shumë se 70 mijë persona u detyruan të evakuoheshin nga banesat e tyre. Autoritetet kanë hequr urdhrat e evakuimit në disa zona, duke lejuar rreth 44 mijë banorë të rikthehen në shtëpitë e tyre ose të dalin nga izolimi.

Edhe Portugalia vijon betejën me zjarret. Rreth 400 zjarrfikës janë angazhuar për të shuar një vatër të madhe zjarri në zonën lindore të Guarda-s, ku flakët janë aktive në tre fronte të ndryshme.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top