Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, mori sot zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke nisur ushtrimin e mandatit kushtetues që i është besuar.
Prezantimi zyrtar i Avokatit të ri të Popullit përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj, në përputhje me procedurat kushtetuese dhe në frymën e vijimësisë institucionale.