FOTO/ U futën në zonë, por penalltia e Giroud nuk duhej përsëritur: moviola tregon përse Marciniak kishte të drejtë

Mbrëmje e tensionuar në stadiumin Maradona për Napoli-Milan, sfida e kthimit çerekfinale e Champions League. Dy penallti të humbura e një tjetër e pretenduar nga Napoli për faull ndaj Leao. Kuqezinjtë ndërkohë protestuan fort në rastin kur Giroud gaboi përballë Meret, por moviola i jep të drejtë bilbilit polak Marciniak.

Shumë punë për arbitrin Marciniak, ai i finales së Botërorit 2022, duke filluar në minutën e 22’ të pjesës së parë në penalltinë e akorduar për Milan. Vendimi është i drejtë, duke penalizuar faullin e Mario Rui ndaj Rafael Leao. Protestat ndodhën pas goditjes së Olivier Giroud e të bllokuar nga Alex Meret. Lojtarët e Napolit mes të cilëve Juan Jesus (i cili më pas largoi topin nga portieri i tij) duket shumë brenda zonës, ndaj të gjithë menduan se penalltia duhet të përsëritej. Arbitri Marciniak në fakt ka të drejtë edhe këtu.

 

Faktori përcaktues janë këmbët: duke qenë se ato të brazilianit, pavarësisht se janë brenda zonës në momentin e gjuajtjes së Giroud, nuk e prekin fushën. Kështu, vendimi i Marciniak dhe VAR është i drejtë.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top