FOTO/ Tifozët e West Ham harrojnë Hammers: çmenden pas Katelin Talbert, portieres së skuadrës së femrave

Futbolli i femrave në Angli është një sport shumë i ndjekur, ka investime të vërteta dhe lojtaret më të mira në xhiro luajnë në klubet angleze. Ditët e fundit, vëmendja është zhvendosur te West Ham Women për nënshkrimin e portieres Katelin Talbert. Kaliforniania tashmë i ka pushtuar të gjithë tifozët e Hammers me bukurinë e saj.

E lindur në Kaliforni në vitin 1998, 24-vjeçarja firmosi me West Ham Women, duke u transferuar nga Benfica. Megjithatë, amerikania nuk do të qëndrojë në Londër dhe në Premier League por do të huazohet te klubi suedez Djurgardens. Por Katelin nuk po bën bujë për pritjet e saj, ndeshjet apo triumfet në fushë, por… për bukurinë e saj. Fansat e Hammers u befasuan këndshëm nga fotot e postuara në llogarinë e saj në Instagram, të cilat nxjerrin në pah feminilitetin e Talbert.

 

LLOGARI ME 40 MIJË E DESTINUAR TË RRITET
Katelin aktualisht numëron 40 mijë ndjekës, por është e sigurt që me kalimin e kohës kjo shifër do të rritet ndjeshëm. Portieres i pëlqen të fotografojë veten dhe të tregojë format e saj joshëse. Në faqen e saj, Talbert shihet me poza sensuale, flokë të ngjyrosura dhe tatuazhe të ekspozuara. E natyrisht janë gjëra që vlerësohen shumë nga ndjekësit e saj.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top