FOTO/ Tensione në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës

Opozita mban këtë të premte protestën e radhës përpara Bashkisë së Tiranës, për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.Me qindra protestues u mblodhën para bashkisë duke hedhur molotov dhe i vunë zjarrin disa gomave. Ndërkohë, ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, iu drejtua mazhorancës duke i thënë se gabojnë nëse mendojnë se opozita do të ndalet.

Ju mendoni se ne do të ndalemi, ju mendoni se duke hedhur gaz lotsjellës do të ndalemi? E keni gabim, të gjithë hajdutët do të shkojnë atje ku e meritojnë. Nëse mendoni se kjo betejë është pa bazë e keni gabim. PD-ja sot është me logon e saj, flamurin dhe njerëzit e saj, në betejë për të vërtetën dhe Shqipërinë, për të gjithë qytetarët. I bëj thirrje policisë së shtetit, askush nuk e ka betejën me ju. Guxoni dhe prekni qytetarët, silluni si banditë dhe si banditë do të trajtoheni” tha Këlliçi.

            

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top