FOTO/ Sot Rama dhe Berisha udhëtojnë drejt Italisë

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Sali Berisha do të fluturojnë sot drejt veriut të Italisë për të bindur emigrantët t’i votojnë ata.

Të dy do të vendosen në veri të vendit fqinj, rreth 100 km larg njëri-tjetrit, një distancë që mund të arrihet për 1 orë me makinë.

Madje si kryesocialisti, ashtu edhe kryedemokrati, i kanë mitingjet shumë afër edhe në orar.

Edi Rama do i takojë i pari të tijtë, në Milano, në orën 15:00, ndërsa një orë më pas, në 16:00, mbështetësit e Berishës do të mblidhen në Brescia.

Në Itali janë regjistruar afro 90 mijë votues.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top