FOTO/ Shtëpia e Lautaro Martinez e shkatërruar nga stuhia e furishme në Milano

Shtëpia e Lautaro Martinez u dëmtua dje nga stuhia që gjunjëzoi Milanon dhe trembi qytetarët. Gruaja e sulmuesit të Inter i tregon dëmet në një video. Milano mbrëmë u përfshi nga një stuhi e tmerrshme. Një erë shumë e fortë shkuli pemët dhe bëri të fluturonin tjegullat nga çatitë. E gjitha kjo e shoqëruar nga reshje të vrullshme që shpejt u shndërruan në breshër.

Gjithçka u krye nga një stuhi me rrufe të pafundme që ndriçuan qiellin lombard. Një lloj musoni pushtoi kryeqytetin dhe qytetarët u zgjuan mëngjesin e sotëm, atë pakt që arritën të flinin gjatë stuhisë, me dëmtime të rënda në shtëpitë dhe rrugët para tyre.

SHTËPIA E LAUTARO MARTINEZ E DËMTUAR
Shtëpia e Lautaro Martinez u dëmtua gjithashtu nga stuhia. Gruaja e kapitenit të Inter, Agustina Gandolfo e tregon atë në Instagram stories. Në pajmet e shfaqura mund të shihet tarraca dhe çatia e banesës së tyre në qendër të Milanos të përmbysur plotësisht nga era dhe breshëri. Një natë frike në Milano. Ashtu siç ishte edhe në Palermo. Vetëm se aty, në vend të stuhisë, pati zjarre që e mbajtën qytetin në ankth gjatë gjithë natës.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top