Foto/ “Qetësohuni nuk ka ndodhur asgjë”, Sanchez dhe Bravo surprizohen nga tifozët shqiptarë

Kili fitoi me rezultatin 3-0 miqësoren e luajtur në stadiumin “Ennio Tardini” të Parmës, ndaj Shqipërisë. Amerikano-latinët u shfaqën cinikë dhe realizuan rastet e krijuara duke marrë një sinjal pozitiv në debutimin e trajnerit Ricardo Gareca.

Ky i fundit iu besoi veteranëve si Mauricio Isla, Claudio Bravo, portieri 40-vjeçar dhe Alexis Sanchez i Inter.

Figura mjaft të njohura, teksa pas sfidës, tifozët e shumtë shqiptarë në Parma, ia dolën të futeshin në fushë duke iu afruar pikërisht Alexis Sanchez për t’i kërkuar fanellën, me sulmuesin e Inter që premtoi se do t’ia jepte në një moment të dytë.

 

Nga ana tjetër, e gjithë skena u ndoq nga portieri Bravo që po jepte një intervistë ndërsa gardiani ruajti qetësinë duke theksuar se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar pavarësisht numrit të lartë të tifozëve shqiptarë që ia dolën të futeshin në fushë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top