Princi William i Britanisë së Madhe është bërë protagonist me një foto që shpërndau në Instagram: me helmetë blu në kokë, çekiç në dorë dhe përqendrim maksimal.
Djali i madh i Mbretit Charles po viziton Ishujt Scilly për të parë projektet e reja të banesave të mbështetura nga Dukati i Kornuollit. Megjithatë, një detaj në foto nuk i shpëtoi vëmendjes së ndjekësve duke u bërë një vërshim memesh.

Princi duket gati për të goditur me çekiç, por pa e mbajtur gozhdën midis gishtërinjve. Kjo shkaktoi komente të panumërta: “A jam i vetmi që vëren se po shtrëngon gishtat pa e mbajtur gozhdën?”, “Çfarë do të godasë?”, shkruhej në një prej tyre.
Disa duartrokasin virtualisht, dhe të tjerë janë të shqetësuar për sigurinë e tij: “Vishni doreza dhe syze. Siguria e para.” Madje shfaqet një foto e një burri që mban Kullën e Pjerrët të Pizës, me fytyrë nga ana e gabuar.
Princi William ka qenë shumë i zënë me çështjen e planifikimit urban në lidhje me Dukatin e Kornuollit në muajt e fundit. Sipas Reuters, ai po shqyrton shitjen e afërsisht 20% të tokës së Dukatit për të financuar projekte të reja strehimi dhe mjedisore në Mbretërinë e Bashkuar.