Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur sot drejtpërdrejt pyetjeve të adresuara në platformën sociale Sy m’sy në facebook, teksa ka kujtuar edhe fotot nudo të tij që u bënë virale vite më parë.
Rama u shpreh se atë foto ja ka nxjerrë opozita me qëllimin për ti bërë keq. Rama thotë se asokohe ishte një njeri i lirë që nuk kishte detyrime ndaj askujt, duke bërë plazh në një plazh nudistësh në Francë, dhe fotot u shpërndanë nga opozita javën e fundit të zgjedhjeve në bashki.
Rama: Opozita ma ka nxjerrë foton nudo. Ku ma gjenë të të nxjerrin foto nudo, se në fund të fundit është foto jotja trupi yt, ku është problemi. Ma nxorrën foton duke menduar se do më bënin keq, dhe pastaj e morën mbrapsh. Unë në qejfin tim në punën time në një plazh nudistësh në plazh në fillim të viteve 90 në Francë, njeri i lirë që s’kisha asnjë detyrim ndaj askujt, as të kërkoja votën e askujt, nuk i kisha borxh askujt ma nxorën foton dhe atë javën e fundit të zgjedhjeve në bashki dhe atë javë bum u rrit besimi, u rrit mbështetja. Këneta është tmerr.