FOTO/ Nga një trans, te Dani Grace Almeida 8 vjet më e madhe: Mbappé ndërron skuadër dhe të dashur

AlmeidaSkuadra e re, Real Madrid, dhe dashuri e re për Kylian Mbappé. Sipas asaj që raporton Page Six, në fakt, galaktiku i ri ka një lidhje me Dani Grace Almeida, një modele dhe sipërmarrëse e lindur në Kaliforni në vitin 1990. Me llogari të bëra, ajo është tetë vjet më e madhe se sulmuesi francez. Në të kaluarën Almeida ka qenë e lidhur me ish-basketbollistin Blake Griffin.

Të dy janë parë në Miami në qëndrime mjaft intime dhe siç lexohet në faqet e revistës “ata u argëtuan duke luajtur boëling në “Lucky Strike”, më pas duke shijuar darkën në “Kiki on the River” dhe në fund festuan në klubin e natës “LIV”. Ata ishin shumë intimë, i mbanin duart njëri-tjetrit dhe gjithmonë ecnin dorë për dore”. Së fundmi Dani Grace Almeida është parë gjithashtu në Parc des Princes duke ndjekur një ndeshje të PSG-së. Portugezja ndiqet nga 262 mijë folloëers në Instagram.

Lexo më tej: FOTO/ E dashura e Mbappé është një trans? Ines Rau e çon francezin nga qendra e merkatos te gosip

Kylian Mbappé përfundoi në qendër të lajmeve gosip edhe pak vite më parë. Sipas asaj që bëri të ditur shtypi francez, në fakt, pas përfundimit të lidhjes me aktoren Emma Smet, sulmuesi në atë kohë i Paris Saint-Germain ishte në lidhje me një modele të Playboy. Ines Rau është e famshme në mbarë botën si modelja e parë transgjinore që mori kopertinën e Playboy në 2017.
https://www.instagram.com/p/C9shdZOvSvN/?utm_source=ig_web_copy_link

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top