Foto/ Hidhen bomba molotov drejt godinës, zjarr dhe tym para bashkisë së Tiranës

Janë përshkallëzuar tensionet në protestën para bashkisë së Tiranës. Protestuesit kanë hedhur disa herë bomba me molotov drejt godinës së insitucionit. Siç shihet edhe në foto, tymi ka mbuluar pjesën hyrëse të bashkisë.

Dera kryesore e bashkisë është “blinduar”, duke u vendosur disa përforcues, nëse protestuesit tentojnë që të hyjnë brenda.

Ashtu si në protestat e kaluara, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas skandalit të korrupsionit me kompaninë 5D dhe arrestimit të drejtorëve dhe ish-drejtorëve të bashkisë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top