Inter i Simone Inzaghi është tashmë kampion i Italisë. Arritja e yllit të dytë ka ekzaltuar tifozët zikaltër edhe në rrjetet sociale. Festa në Duomo është spostuar tani në Instagram. E pikërisht aty, edhe Erjona Sulejmani ka vendosur t’i bashkohet festës. Modelja shqiptare ka postuar një foto me pantallona të shkurtra zikaltër, për të celebruar titullin kampion të djemve të teknikut Simone Inzaghi.
Erjona Sulejmani, ish-gruaja e Blerim Dzemaili, ish-futbollisti i kombëtares së Zvicrës, është e njohur për dashurinë e saj për ngjyrat zikaltër. Shkodrania nuk e ka fshehur kurrë se është një tifoze e Inter dhe tani, me arritjen e një obketivi të madh nuk ka hezituar të rishfaqet.