FOTO/ Dalin pamjet e prekjes me dorë të Pulisic: VAR e konsideroi gol të rregullt, tërbohet Genoa

Rast për moviolë në minutën e 87′ të Genoa-Milan dhe është ai që ka ndezur gjakrat. Pikërisht kështu, sepse është momenti i golit që vendosi ndeshjen i Christian Pulisic. Amerikani kontrolloi në zonë, u kthye dhe mposhti portierin Martinez. Lojtarët kuqeblu protestuan për kontroll me dorë te arbitri Piccinini, i cili priti sqarime nga VAR. Kuqezinjtë në anën tjetër pretendonin se Pulisic e kishte ulur topin me gjoks. VAR konfirmoi golin dhe ose kishte një imazh të qartë që tregonte rregullsinë e veprimit ose, duke qenë se vendimi zgjati disa minuta, ka mundësi që të jetë vendosur kështu për mungesë imazhesh të qarta. Nëse do të kishte pasur një prekje me dorë, goli do të ishte anuluar automatikisht. Sepse nëse prekja e dorës ndodh menjëherë para golit, mos vullneti ose normaliteti i lëvizjes së krahut nuk llogaritet.

FOTO TË KONTROLLIT TË PULISIC
Vetëm se janë disa video që qarkullojnë në rrjetet sociale, pa harruar fotot, që tregojnë se Pulisic duket sikur e kontrollon qartazi me krah topin. Polemikat nuk kanë të mbaruar.

KARTONËT E KUQ TË DY PORTIERËVE
Në fund të ndeshjes u përjashtuan me karton të kuq të dy portierët. I pari Maignan, i cili bën një faull të rëndë jashtë zonës dhe mori kartonin e kuq. Giroud përfundoi në portë, duke qenë se Milan i kishte mbaruar zëvendësimet. Më pas edhe Martinez e përfundon ndeshjen më herët, por në këtë rast ka më shumë dyshime. Jo aq për sanksionin, sa për metodat. Kuqezinjtë ishin drejtuar për të shënuar golin e dytë (portieri i kuqebluve kishte dalë përpara në një përpjekje të dëshpëruar për të barazuar) dhe Piccinini duhet të kishte lejuar avantazhin dhe më pas ta përjashtonte në fund të aksionit.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top