Kuvendi i Shqipërisë mbajti këtë të premte seancën hapëse të legjislatrurës së XI-të, e cila zgjati pak minuta, për t’u rikthyer sërish pasdite në orën 17:00.
Në seancë ishin prezentë trupa diplomatike si dhe krerët e besimeve fetare në Shqipëri.
Po ashtu në ambinetet e Kuvendit ishin prezentë kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi si dhe kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj.
Por jo të gjitha karriget u mbushën në lozhën e Kuvendit.

Ajo që ra në sy dhe tërhoqi vëmendje ishte mungesa e kryetarit të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Altin Dumanit si dhe e kreut të Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela.