Format në Këshillin e Evropës. Çfarë pasojash ka nisma e Ramës

Në ditën e fillimit të procesit në Gjykatën Speciale të Hagës, kundër katër ish komandantëve të UÇK-së kryeministri Rama, ka njoftuar se janë mbledhur nënshkrimet në Asamblenë e Këshillit të Evropës për Mocionin për një rezolutë të re që rrëzon atë të vitit 2011 ku ngriteshin akuzat e rënda ndaj UÇK-së, mes tjerash edhe për trafikim organesh. “I mblodhëm më në fund firmat në Asamblenë e Këshillit të Europës për mocionin për një rezolutë të re mbi rezolutën e vitit 2011, ku pa asnjë fakt u ngritën akuzat e tmerrshme ndaj Ushtrisë së lavdishme Çlirimtare të Kosovës për trafikun e organeve njerëzore”, u shpreh Rama, në rrjetet sociale.

Po cili mund të jetë efekti i kësaj rezolute?

Versioni më i mirë
Nëse ka sukses, pra nëse mocioni për debat për të cilin mblodhi nënshkrimet Shqipëria arrin konsensus ai do të zhbëjë rezolutën 1782 e cila ishte inicuar nga shefi i deputetëve rus, Kosachev e bazuar në raportin e deputetit zvicërran Dick Marty, ku flitet për krimet e pretenduara të kryera nga UÇK. Por që raporti i Martyt të zhvlerësohet duhet që mocioni shndërrohet në raport e pastaj raporti në një rezolutë të re.

Versioni më i keq
në këtë rast mocioni për debat për të cilin janë mbledhur firmat do të zhvillohej, palët do të kishin mundësi të mbronin luftën e UÇK para europarlamentarëve, por ama ai mund të mos votohej si raport dhe të shndërrohej në një rezolutë. Ky misioni nuk është aq i lehtë pasi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës janë të përfaqësuara 46 parlamente kombëtare, me 315 anëtarë nga parlamente të ndryshme.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top