Forcat izraelite futen në spitalin kryesor të Gazës, ministri i Shëndetësisë: Krim kundër njerëzimit

Ushtria izraelite hyri në spitalin më të madh të Gazës, Al-Shifa. Në një deklaratë, forcat izraelite thonë se po kryejnë një operacion kundër Hamasit në spitalin Al-Shifa.

“Bazuar në informacionin e inteligjencës dhe domosdoshmërinë operacionale, forcat IDF po kryejnë një operacion të saktë dhe të synuar kundër Hamasit në një zonë specifike të spitalit Shifa. IDF po kryen një operacion tokësor në Gaza për të mposhtur Hamasin dhe për të shpëtuar pengjet tanë. Izraeli është në luftë me Hamasin, jo me civilët e Gazës”, thuhet në deklaratë.

Ushtria e rrethoi objektin, në kuadër të ofensivës së saj tokësore kundër Hamasit. Ndërkohë ministri palestinez i Shëndetësisë akuzon Izraelin për “krime kundër njerëzimit” në spitalin Al-Shifa. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa, al-Kaila tha se forcat izraelite janë “përgjegjëse për jetën e stafit mjekësor, pacientëve dhe njerëzve të zhvendosur në al-Shifa”. Me sulmin, forcat izraelite “po kryejnë një krim të ri kundër njerëzimit, personelit mjekësor dhe pacientëve”, tha ministri palestinez i shëndetësisë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top