Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit mirëpret ushtarët e Kosovës që do të vendosen në Gaza

Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit mirëpriti këtë të shtunë oficerët e saj më të rinj ndërlidhës, nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Lajmi u bë i ditur përmes faqes zyrtare të organizatës ‘Bordi i Paqes’ në platformën X.

“Kosova po dërgon më të mirën e saj për të lehtësuar rrjedhën e informacionit kritik midis ISF-së dhe kombit të saj. Integrimi i tyre në stafin e ISF-së ndërton koalicionin tonë ndërkombëtar të personelit, duke avancuar përpjekjet e sigurisë dhe stabilizimit për Bordin e Paqes”, thuhet në postim.

ISF-ja parashikohet si një forcë ndërkombëtare shumëkombëshe që do të vendoset në Gaza për të trajnuar policinë palestineze, siguruar kufijtë dhe mbrojtur civilët. Po ashtu ajo do të mbështesë operacionet humanitare e korridoret e ndihmës dhe do të lehtësojë demilitarizimin e Gazës. Ky organ do të ketë detyra të tjera të nevojshme sipas Planit të Përgjithshëm të Trump.

Në praktikë, kjo forcë do të marrë përsipër shumë nga përgjegjësitë e sigurisë që Hamasi ka menaxhuar gjatë 19 viteve të fundit. Që nga viti 2006, Hamasi ka qeverisur Rripin e Gazës dhe ka menaxhuar shërbimet sociale dhe sigurimin e brendshëm.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top