FMN: Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës pengesë për zhvillimin ekonomik

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka komentuar masat që Bashkimi Europian ka vendosur ndaj Kosovës. FMN tha se ato mund të bëhen pengesë për investimet e huaja.

Gjatë vizitës së zhvilluar në Prishtinë nga data 31 korrik deri në 4 gusht të këtij viti, Fondit Monetar Ndërkomëtar i udhëhequr nga Gabriel Di Bella deklaroi se nëse masat e ndërmarra nga Bashkimi Europian ndaj Kosovës nuk hiqen, vendi pritet të përballet me pengesa të mëdha.

“Në veçanti, zhvillimet e fundit në katër komunat veriore çuan në masa të përkohshme dhe të kthyeshme nga disa donatorë dhe partnerë tradicionalë që kufizojnë bashkëpunimin e ri ekonomik dhe financiar. Ndërsa këto masa nuk pritet të ndikojnë në perspektivën nëse kthehen në afat të shkurtër, ato mund të bëhen pengesë për investimet e huaja direkte dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi, nëse qëndrojnë për një kohë më të gjatë.”, tha Di Bella.

Ai theksoi se paqëndrueshmëria dhe tensionet e ngritura globale në Kosovën veriore mbeten rrezik.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top