Fluksi i emigrantëve të paligjshëm në Britani/ Braverman: Avokatët që i ndihmojnë të burgosen

Emigrantët e paligjshëm që shkojnë drejt Britanisë së Madhe ka qenë sërish kryefjalë e autoriteteve britanike por edhe nga kabineti qeveritar.

Sekretarja e Brendshme Suella Braverman është treguar e ashpër në deklaratën e saj të fundit teksa ka komentuar këtë ngërç. Braverman ka thënë se avokatët që ndihmojnë azilkërkuesit për të kryer procedura të mashtrimit të emigracionit duhet të futen në burg. Sipas saj, ata janë kriminelë e mashtrues të cilët u kanë treguar emigrantëve mënyra sesi të futen në mënyrë të paligjshme në Britaninë e Madhe.

Ajo i është përgjigjur edhe kritikëve që më herët kanë akuzuar se Britania është mjedis armiqësor për azilkërkuesit duke thënë se askush nuk mund të përfitojë nëpërmjet mashtrimeve.

“Këta të ashtuquajtur avokatë të emigracionit, janë ekspozuar shumë fuqishëm si kriminelë dhe mashtrues, duke i trajnuar emigrantët se si të gënjejnë për të kaluar sistemin tonë. Ne duhet të sigurojmë që ndaj kësaj lloj sjelljeje të mos bëhet një sy qorr, por, në fakt, të kemi një mjedis armiqësor për ata që kërkojnë të minojnë dhe thyejnë rregullat tona”, ka thënë ndër të tjera.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top