Fluks i madh makinash drejt Tiranës/ Policia: Shmangni këto rrugë

Pas përkeqësimit të motit pasditen e sotme, është ngadalësuar edhe qarkullimi në hyrje të kryeqyteti, si pasojë e një fluksi të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, përgjatë akseve rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan”.

Policia njofton se qarkullimi është ngadalësuar, por nuk ka bllokim.

Megjithatë, ata iu bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve që të mos kryejnë parakalime të gabuara dhe të tregojnë durim.

Detaje nga policia:
Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top