Fluks i lartë në Morinë, 25 mijë shtetas kanë hyrë e dalë në 24 orët e fundit

Ditët e fundit të këtij viti, pika e kalimit kufitar në Morinë po ndeshet me fluks të lartë lëvizjeje.
Vetëm për 24 orë kanë hyrë e dalë në këtë pikë 25 mijë shtetas: Konkretisht në hyrje kanë përpunuar të dhënat e tyre 9573 shtetas me 3719 automjete.

Ndërsa në dalje kanë përpunuar të dhënat 15495 shtetas me 4787 automjete.
Ndërkohë janë shmangur radhët në kufi falë lëvizjes së lirë duke punuar me procedurë të përshpejtuar.
Aktualisht po punohet me 8 sportele në të dy kahet e kufirit të Morinës.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top