Florida në alarm nga uragani Milton, mijëra persona evakuohen

Shteti amerikan i Floridës është në alarm për shkak të rrezikut të madh që paraqet uragani Milton, i dyti në më pak se dy javë pas atij të quajtur Helene. Gjendja emergjente është shpallur në disa qarqe ndërsa qindra mijëra njerëz janë duke u evakuuar, gjë që ka shkaktuar kaos dhe bllokim nëpër rrugë.

Milton u riforcua në një uragan të kategorisë 5, niveli më i lartë në shkallën pesë pikëshe Saffir-Simpson, dhe parashikohet të zbresë në bregun perëndimor të Floridës mbrëmjen e së mërkurës, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganeve të SHBA (NHC).

Milton ndodhet aktualisht rreth 775 kilometra në jugperëndim të Tampa, me erëra të qëndrueshme deri në 270 km/orë, tha NHC. Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis u bëri thirrje banorëve të përgatiten për një stuhi “të egër”, duke e quajtur atë uraganin më të fortë që ka goditur Gjirin e Meksikës që nga viti 2005.

“Le të përgatitemi për më të keqen dhe të shpresojmë që të dobësohet. Nëse zgjidhni të qëndroni në një nga zonat e evakuimit, do të vdisni”, u shpreh ai.

Nëse nuk ndryshon kursin, Milton parashikohet të bëhet uragani më i keq që ka goditur zonën Tampa në një shekull, paralajmëruan parashikuesit.

Për shkak të madhësisë së madhe të Milton, erërat tropikale me forcë stuhie priten në pothuajse të gjithë Florida. Këto erëra ka të ngjarë të shkaktojnë dëme të mëdha në prona dhe pemë dhe të lënë miliona pa energji elektrike.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top