Champions League, që ka debutuar këtë sezon me formatin e ri me një grup të vetëm prej 36 skuadrash, vazhdon të ngjallë dyshime. Në këtë drejtim është edhe qëndrimi i Florentino Perez, president i Real Madrid. Numri 1 merengues, lider i Super League, nuk lë asnjë dyshim për mënyrën si e mendon.
Florentino Perez: “Asnjë nuk e kupton këtë Champions”
“Formati i ri i Champions League është i padrejtë dhe askush nuk e kupton,” ka thënë Perez gjatë asamblesë së anëtarëve të klubit. “Vlera e çdo ndeshjeje është zvogëluar për shkak të numrit të madh të ndeshjeve. E dini sa herë e kemi ndeshur Manchester United? Vetëm dy herë gjatë 16 viteve të fundit. Në tenis janë zhvilluar mbi 100 duele mes Nadal dhe Federer, futbolli është në rrugën e gabuar.”
“Super League? Jam më optimist se kurrë”
Më pas, duke folur për Super League, Perez shtoi: “Jam më optimist se kurrë. Vendimi i Gjykatës Evropiane është diçka historike,” ka vazhduar presidenti i Real Madrid. “Ai vendim ka mbyllur monopolimin e UEFA-s. Nuk ka qenë e lehtë, kemi kaluar një betejë titanike”.
Florentino Pérez: "The new Champions League format is unfair, nobody understands it. With more games, the value of each one has dropped by almost 30%. More games, but they are worth less. This competition will only inspire excitement at the end and not at the beginning." pic.twitter.com/MNhQeDJBsD
— Madrid Xtra (@MadridXtra) November 24, 2024