Flet për herë të parë burri i gruas që u kap me shefin në koncert

Drama që shpërtheu në një koncert të Coldplay, kur ish-drejtoresha e burimeve njerëzore të kompanisë Astronomer, Kristin Cabot, u filmua duke u puthur me CEO-n e atëhershëm, Andy Byron, mori një kthesë të papritur.

Pas ditësh heshtjeje, Andrew Cabot, ish-bashkëshorti i Kristinës, ka folur për herë të parë. Dhe deklarata e tij ka lënë të gjithë të habitur.

“Ne ishim në ndarje private dhe paqësore disa javë para koncertit. Divorci ishte tashmë në proces,” – bëri të ditur zëdhënësja e Andrew-t për People.

Me këtë mesazh, ai kërkoi që publiku të ndalojë spekulimet dhe t’i lejojë familjes privatësinë që kanë gjithmonë vlerësuar.
Andrew, i cili gjatë kohës së skandalit ndodhej në Japoni, nuk pritet të bëjë më komente të tjera publike.

Ky zhvillim ndryshon plotësisht narrativën e deritanishme: ajo që u duk si një “tradhti live” përballë mijëra njerëzve, në fakt ndodhi pasi çifti ishte ndarë tashmë.

Kristin Cabot dhe Andy Byron ndërkohë kanë dhënë dorëheqjen nga pozicionet e tyre, ndërsa rrjeti vijon të vlojë me reagime.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top