Flet Bastoni: “E ekzagjerova rënien, por më vjen më shumë keq për atë që bëra më pas”

Në prag të ndeshjes së parë të playoff-it të Champions League që Interi do të luajë në fushën e Bodo Glimt, Alessandro Bastoni theu heshtjen mbi ngjarjen që e pa protagonist të pakëndshëm të shtunën mbrëma në ndeshjen me Juventusin, me simulimin që çoi në kartonin e dytë të verdhë (të pa korrigjueshëm nga VAR) për Kalulu. Mbrojtësi zikaltër bëri mea culpa, sidomos për festimin menjëherë pasues, kur pa kartonin e kuq të nxjerrë ndaj kundërshtarit, megjithatë kërkoi si lehtësuese “trancen agonistike” të atyre momenteve, duke kundërsulmuar ata që përhapën “shumë falsitet, shumë hipokrizi dhe shumë moralizëm të rremë”. Pra në radhë të parë drejtuesit e Juventusit dhe ata që i amplifikuan.

Bastoni për përjashtimin e Kalulu: “E mbaj përgjegjësinë pa problem”
“Kisha dëshirë të isha këtu për të sqaruar versionin tim për atë që ndodhi të shtunën mbrëma – tha Bastoni në konferencë për shtyp – Si personi më i komentuar i 48 orëve të fundit, ishte e drejtë dhe e domosdoshme të dilja përpara dhe të shpjegoja ndjesitë e mia dhe si e përjetova episodin. Në momentin që ndjeva kontaktin me Kalulu, sigurisht që e theksova rënien për të provuar qartësisht të përfitoja, për këtë e mbaj përgjegjësinë pa asnjë problem.”

“Por gjëja për të cilën më vjen më shumë keq – vazhdoi mbrojtësi i kombëtares – është padyshim reagimi që pata më pas, që ishte një reagim i shëmtuar për t’u parë, por shumë njerëzor. Sigurisht isha në trance agonistike, i marrë nga tensioni dhe vrulli i një ndeshjeje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e kampionatit tonë dhe prandaj më vjen keq që veprova në atë mënyrë. Mendoja dhe vazhdoj të mendoj se ishte e drejtë të dilja përpara dhe t’i thoja këto fjalë, dhe mendoj se është po aq e drejtë që karriera dhe personi im të mos përkufizohen nga një episod i vetëm. Sepse kam mbi 300 ndeshje dhe është hera e parë që flitet për mua për këtë lloj ngjarjeje.”

“Kam vënë re falsitet, hipokrizi dhe moralizëm të rremë”
Më pas Bastoni kaloi në kundërsulm për teprimet që i erdhën mbi kokë, një ortek i pandalshëm, me podiume që ai i gjykon të diskutueshme: “Thënë kjo, nuk mendoja se do të krijoja kaq shumë bujë apo rrëmujë të përgjithshme, sepse vërtet të gjithë folën për këtë gjë dhe kam vënë re shumë falsitet, shumë hipokrizi dhe shumë moralizëm të rremë që sigurisht nuk janë gjëra që bëjnë mirë. Kam dëgjuar profesionistë të thonë gjëra që nuk qëndrojnë as në qiell e as në tokë, por kjo është pjesë e profesionit tonë. Falënderoj përkundrazi ata që thanë të vërtetën, që thanë: ‘Bastoni gaboi, ishte budalla, por janë gjëra që në futboll ndodhin’. Sepse qenia njerëzore, për t’u quajtur e tillë, duhet të ketë të drejtën të gabojë, por edhe detyrimin ta pranojë këtë gabim, unë jam këtu pikërisht për këtë.”

Në orët e fundit, Bastoni është detyruar të mbyllë komentet në profilet e tij në rrjetet sociale, të njëjtën gjë ka bërë edhe bashkëshortja e tij: “Nga pikëpamja personale nuk më ka shënuar shumë, sepse jemi persona të ekspozuar, të mësuar me këtë lloj presioni dhe linçimi mediatik, siç e quajti me të drejtë presidenti, sepse për këtë bëhej fjalë. Pra më vjen keq sigurisht për mua në radhë të parë, por jam plotësisht i aftë ta menaxhoj këtë situatë. Më vjen më shumë keq për bashkëshorten dhe vajzën time, që sigurisht ende nuk e kupton situatën.

Bashkëshortja ime ka gjetur komente me kërcënime me vdekje ose urime për sëmundje, gjëra të ndryshme që nuk qëndrojnë as në qiell e as në tokë. Dhe kjo është diçka që duhet absolutisht të dënohet. Më vjen keq për arbitrin La Penna, që ka pësuar të njëjtat gjëra, dhe prandaj më vjen keq për këta persona që janë më pak të mësuar të jenë kaq të ekspozuar,” përfundoi ai, me një mendim edhe për gjyqtarin e përfshirë në vorbullën mediatike (i kërcënuar me vdekje), për shkak të simulimit të tij të pavërejtur.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top