Vijon të jetë problematike situata në lagjen ‘Partizani’ në zonën mbi spitalin e Vlorës, për shkak të përhapjes së zjarrit.
Sipas informacioneve, në terren ndodhen forcat e policisë dhe punonjësit e emergjencave, të cilët po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt banesave.
Banorët ndihen të frikësuar ndërsa shumë prej tyre janë evakuar, pasi zjarri u është banesave, teksa era e fortë favorizon përhapjen e flakëve.
Ata shprehen se shumë prej ullinjve shekullorë janë djegur nga zjarri, ndërsa thotë se zjarrfikëset ende nuk ndodhen në zonë për të shuar flakët e për të parandaluar përhapjen e tyre.
Në pamundësi të pajisjeve të duhura për fikjen e zjarrit, punonjësit e policisë po punojnë me mjete rrethanore dhe shkurre për të shuar flakët që vijojnë të përhapen.