Flakët përfshijnë ishujt e Hauait/ 6 viktima nga zjarret

Një zjarr që filloi në qendër të ishullit Maui të Havait, të mërkurën u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 6 njerëzve dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Zjarri shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe biznese në një qytet historik turistik. Një numër i banorëve në panik u detyruan të hidheshin në oqean për të shpëtuar nga flakët.

Zjarri ka përfshirë edhe qendrën tregtare të qytetit Lahaina, një zonë popullore me shumë restorante, tha zëdhënësja e Qarkut Maui, Mahina Martin të mërkurën.

Në fotot e publikuara nga zyrtarët e qarkut gjatë natës shihet një linjë flakash mbi ndërtesat në qendër të qytetit, të themeluar në vitet 1700, i cili është në Regjistrin Kombëtar të Zonave Historike. Një video e filmuar nga ajri pas lindjes së diellit tregon ndërtesa të lagjeve të tëra të shndërruara në hi dhe tym të dendur.

“Mos shkoni në Lahaina Town”, thuhej në një postim të qarkut Maui në Twitter disa orë përpara se të gjitha rrugët brenda dhe jashtë komunitetit më të madh të pjesës perëndimore të ishullit të mbylleshin për të gjithë, përveç personelit të urgjencës. Më shumë se 2100 njerëz e kaluan natën në qendrat e evakuimit.

Shërbimi Kombëtar i Motit tha se uragani Dora, i cili po kalonte në jug të ishullit në një distancë të sigurt prej 805 kilometrash, ishte pjesërisht shkaktar i erërave të forta që arritën shpejtësinë prej 97 kilometrash në orë dhe shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike, tronditën shtëpitë dhe detyruan ndërprerjen e fluturimeve të helikopterëve që përdoreshin për shuarjen e zjarreve.

Roja Bregdetare shpëtoi të martën 14 persona, përfshirë dy fëmijë, të cilët ishin hedhur në oqean për t’i shpëtuar zjarrit dhe tymit, thanë autoritetet.

Zjarret shkaktuan vdekjen e gjashtë personave në ishullin Maui, tha kryetari i bashkisë së qytetit Lahaina, Richard Bissen Jr. gjatë një konference për shtyp të mërkurën në mëngjes./ VOA

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top