Zjarret në qarkun e Shkodrës vijojnë të jenë aktive. Në bashkinë Shkodër, raportohet se 11 vatra janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Sipas informacioneve, në të gjitha vatrat është ndërhyrë në kohë duke shmangur përhapjen.
Bëhet me dije se në zonën pyjore Baks–Rrjoll, pjesë e PUTM Lumi Buna, është shfaqur një vatër zjarri në Knetën e Domnit në sipërfaqe me kallamishte, aktualisht e izoluar nga sipërfaqja ujore.