Fjalët e Silvio Berlusconi pas shtrimit të gjatë në spital: “Kurrë nuk pata frikë”

Silvio Berlusconi është rikthyer për të folur pas shtrimit të gjatë në spital muajin e kaluar. Kavalieri e ka bërë këtë duke dhënë një intervistë për Il Giornale. Pas qëndrimit të gjatë në spitalin San Raffaele të Milanos, pronari i Monzas është rikthyer të flasë në publik. Në intervistën për Il Giornale ai shpjegoi atë që përjetoi në kohën e tij në spital.

Ish-presidenti i AC Milan nuk ëhstë nga ata që frikësohen lehtë: “Frikë, sinqerisht jo. Asnjë sfidë nukmë ka trembur kurrë. Kam vuajtur shumë, kjo po, por gjithmonë kam pasur besim në ndihmën e Zotit, në aftësitë e personelit mjekësor dhe shëndetësor që më ka ndihmuar. E gjithashtu në stabilitetin e trupit tim”. Më pas Berlusconi vazhdoi: “Ndjeva rreth meje dashurinë e kaq shumë njerëzve, kam marrë urime nga shumë miq. E gjithashtu nga kundërshtarë politikë, të cilëve u jam veçanërisht mirënjohës”.

Një mesazh të veçantë Berlusconi ka dhënë edhe për bashkëshorten e tij dhe familjen: “Por këtë herë kishte edhe diçka më shumë: përkushtimi absolut, ëmbëlsia dhe vëmendja e vazhdueshme me të cilën bashkëshortja ime Marta më ka qëndruar pranë në çdo moment. Ajo, fëmijët e mi, vëllai im, më bënë të ndjej çdo ditë bukurinë e dashurisë që një familje është në gjendje të japë. Në këtë e konsideroj veten një njeri shumë me fat.”

Dhe më pas, në lidhje me punën, Berlusconi tregon: “Nuk kam pushuar kurrë së punuari, as nga terapia intensive. Isha në kontakt të vazhdueshëm me bashkëpunëtorët e mi, drejtuesit dhe parlamentarët e Forza Italia. Zgjedhjet administrative duhej të përgatiteshin dhe në dritën e rezultateve duhet të them se jam shumë i kënaqur me punën e bërë”.

 

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top