Fituesi i Eurovisionit rikthen trofeun në shenjë proteste kundër Izraelit

Nemo, këngëtari zviceran dhe fituesi i Eurovision 2024, ka njoftuar të enjten se po kthen trofeun e fituar, si protestë ndaj pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e vitit të ardhshëm.

26-vjeçari, fituesi i parë jo-binar i konkursit, tha se ekziston “një konflikt i qartë” midis ideve të Eurovision-it për “unitet, përfshirje dhe dinjitet për të gjithë” dhe vendimit për të lejuar Izraelin të garojë.

Në një postim në Instagram, Nemo shkroi: “Edhe pse jam jashtëzakonisht mirënjohës për komunitetin rreth këtij konkursi dhe gjithçka që kjo përvojë më ka mësuar si person dhe artist, sot nuk ndjej më se ky trofe i përket raftit tim.”

Vendimi i tij vjen në një moment të ndërlikuar për Eurovision 2026, i cili po përballet me bojkot nga pesë vende për shkak të luftës së Izraelit në Gaza. Pas vendimit të European Broadcasting Union (EBU) për të mos përjashtuar Izraelin, Spanja, Irlanda, Holanda dhe Sllovenia njoftuan se do të bojkotojnë konkursin, ndërsa të mërkurën iu bashkua edhe Islandë, ku bordi i transmetuesit kombëtar RÚV vendosi të mos marrë pjesë.

Nemo theksoi: “Nuk bëhet fjalë për individë apo artistë. Konkursi është përdorur për të zbutur imazhin e një shteti të akuzuar për shkelje të rënda, ndërsa EBU insistonte se Eurovision është ‘jo-politik’. Kur vende të tëra tërhiqen për shkak të kësaj kontradikte, duhet të kuptohet se diçka nuk shkon. Për këtë arsye kam vendosur të dërgoj trofeun tim në selinë e EBU-së në Gjenevë.”

Transmetuesi izraelit Kan ka mbështetur vendimin për të mbajtur Izraelin në konkurs, duke mohuar ndërhyrje politike. Presidenti izraelit, Isaac Herzog, tha se Izraeli “meriton të përfaqësohet në çdo skenë në botë”.

Ambasada e Izraelit në Norvegji, që menaxhon edhe marrëdhëniet me Islandën, shprehu “zhgënjim” për vendimin e RÚV, duke e konsideruar atë “krejtësisht kundër frymës së konkursit”.

Me gjashtë muaj deri në Eurovision 2026, 34 vende pritet të marrin pjesë, megjithatë disa ende nuk kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. BBC, që zgjedh përfaqësuesin e Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë të brendshme, ka deklaruar se mbështet vendimet e marra në samitin e EBU-së, por nuk ka sqaruar nëse kjo do të ndikojë në pjesëmarrjen e saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top