Fitorja e Trump/ Rama nga Budapesti: Mund të jetë diçka e mirë për Evropën

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Budapest, ku do të zhvillohet samiti i radhës i Komunitetit Politik Europian. Rama u pyet nga gazetarët para nisjes së samitit lidhur me zgjedhjet në SHBA dhe fitoren e Donald Trump.

Ai u shpreh se me zgjedhjen e tij për herë të parë të gjithë menduan se NATO do përfundonte, por sipas tij u bë më e fortët. Kreu i qeverisë tha se duhet pritur se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, ndërsa shtoi se fitorja e Trump mund të jetë diçka më e mirë për Evropën. Rama tha se shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë dhe se nuk bën dallim kush është në Shtëpinë e Bardhë.

“Mënyra si e shoh unë është se është bërë shumë zhurmë, ndoshta jo në mënyrën e duhur për kthimin e tij të mundshëm. Përvoja më thotë që kur ishte president dhe të gjithë thonin se NATO do të bëhej më e dobët, NATO u bë më e fortë. Kështu që le të shohim dhe të mos bëhemi histerik para se të shohim realitetin. SHBA janë SHBA dhe nuk mendoj që kjo do të jetë domosdoshmërisht e keqe për Evropën, mund të jetë me e mirë për Evropën.

Zelenskyt ja kam thënë, nuk është për tu shqetësuar për shkak të tij, por për të reflektuar dhe për të bërë shumë më tepër për të pasur një Evropë më të fortë. Kur u zgjidh herën e parë të gjithë u dridhen. Mund të jetë një mundësi e madhe për Evropën. Shqiptarët janë komuniteti më pro amerikan në Evropë, kështu që kushdo që të jetë në Shtëpinë e bardhë nuk bën dallim të madh për ne. SHBA janë SHBA. Ne jemi shumë më pak të prekur nga ky emocion”, tha Rama.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top