Fitorja e fortë e Trump, ende asnjë reagim nga kampi i Harris

Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris nuk ka pranuar zyrtarisht, pavarësisht parashikimeve që tregojnë se Donald Trump ka fituar bindshëm zgjedhjet në SHBA.

Trump shpalli fitoren e tij herët në orën 2:30 të mëngjesit (08:30 me orën e Shqipërisë), tre orë përpara se të siguronte 270 votat elektorale të nevojshme.

Por ende nuk kemi dëgjuar asgjë zyrtare nga kampi i Harris.

Mbrëmë, ekipi e saj u thanë njerëzve që ishin mbledhur duke festuar në Uashington DC që të shkonin në shtëpi, duke shtuar se ajo nuk do të shfaqej për të folur me ta.

Mësohet se ajo shkoi në rezidencën e zëvendëspresidentit për të kaluar natën.

Harris planifikon të flasë sot, megjithëse nuk kemi pasur detaje të mëtejshme se kur ekzaktësisht.

Rezultati i sotëm shënon një humbje të thellë për Harris dhe Partinë Demokratike, të cilët kanë humbur gjithashtu kontrollin e Senatit dhe ende mund të humbasin Dhomën e Përfaqësuesve.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top