Fitorja 0-4 në ‘Camp Nou’, Ancelotti: Një nga 10 ndeshjet më të mira të karrierës sime

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, e ka cilësuar si një nga dhjetë ndeshjet më të mira të karrierës së tij fitoren kundër Barcelonës të mërkurën në ‘Camp Nou’ me rezultat 0-4, transmeton Gazeta Metro.

‘Los Blancos’ arritën të siguronin finalen e Copa Del Rey pasi përmbysën rezultatin në ndeshjen e kthimit ndaj rivalit të përbetuar.

Në konferencë për shtyp para sfidës kundër Villareal, Ancelotti theksoi se futbollistët ndihen të lodhur dhe tha se ende nuk ka vendosur për formacionin titullar.

”Lojtarët ndihen të lodhur. Duhet të vlerësojmë se kush do të luajë nesër. Ndeshja e së mërkurës ishte shumë e rëndësishme sepse jemi kualifikuar në finale. Është ndoshta një nga 10 ndeshjet më të mira të karrierës sime,” tha ai.

Ai foli edhe rreth çështjes së rinovimit të kontratave të tre futbollistëve kryesor, Luka Modric, Toni Kroos dhe Karim Benzema. Tekniku italian beson se ata do të qëndrojnë edhe sezonin e ardhshëm në kryeqytetin e Spanjës.

”Rinovimet e Modric dhe Kroos? Ata po diskutojnë me klubin. Do t’i zgjidhin të gjitha çështjet. Cilësia e Modric, Kroos dhe Benzema është unike nuk mund ta gjeni në tregun e transferimeve. Unë besoj se ata do të jenë këtu sezonin e ardhshëm,” tha ai.

Ndryshe, ndeshja mes Real Madrid dhe Villareal do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00 në ‘Santiago Bernabeu’.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top