“Fitore e stërmerituar, ndeshjen e mbajti hapur Szczesny”: pas fitores, Inzaghi thumbon Juventus

Simone Inzaghi shijon fitoren në ndeshjen e madhe ndaj Juventus që e afron Inter edhe më shumë me titullin. “Inter mori një fitore të rëndësishme dhe të stërmerituar. Ne jemi shumë të lumtur – komentoi trajneri i zikaltërve -. Juve dhe Milan nuk do të tërhiqen asnjë pëllëmbë. Para tifozëve tanë të shkëlqyer ishte një mbrëmje e bukur, por vetëm një fazë e një udhëtim ende shumë të gjatë”. Komplimente për Szczesny. “Ndeshjen e mbajti hapur Szczesny që bëri dy pritje të shkëlqyera ndaj Barella dhe Arnautovic”.

Interi është në pjekuri të plotë, por ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. “Jam dakord, por ne e dimë se mbeten ende 4 muaj intensivë për të luajtur dhe ne duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë – shpjegoi Inzaghi për Dazn -. Kemi fituar 18 ndeshje nga 22 në kampionat, por jemi vetëm +4 nga Juventus dhe, për më tepër, Milan është gjithmonë aty. Skuadrat e tjera po mbajnë një marsh shumë të lartë, vitin e kaluar Napoli ishte shumë më përpara”.

PËRSE KLAASSEN E JO ASLLANI?
Për zgjedhjen për të përfshirë Klaassen në fund. “Ai është një lojtar që meriton më shumë hapësirë. Ai ka shënuar më shumë se 100 gola në karrierën e tij, është një djalë i jashtëzakonshëm. Pastaj në nxemje Frattesi kishte ndier një problem të vogël, kështu që unë kisha Klaassen dhe Sensi plus Asllanin, i cili megjithatë nuk bën gjsëmanësorin prej disa kohësh”.

 

Pikat e dobëta të këtij Interi. “Sonte është e vështirë t’i gjesh. Rezultati është shumë i ngushtë. Szczesny bëri dy ndërhyrje të çmendura ndaj Barella dhe Arnautovic që i pashë sërish para se të vija këtu”. Për atë që mund t’i shtohet këtij ekipi. “Duhet të punojmë. Duhet ta rishikoj ndeshjen, por me Juventus që mbrohej shumë poshtë, u treguam të aftë. Ndoshta në kundërsulmin e McKennie duhet të kishim vepruar më mirë. Por kur fitojmë dhe kur humbim, gjithmonë i analizojmë ndeshjet me kujdes për të kuptuar ku mund të bëjmë më mirë”.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top