Fitoi zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Tavo: Gjikuria, i mirëpritur si nënkryetar

Pasi fitoi zgjedhjet në bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo i PS-së ka reaguar për mediat. Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku i ri ka thënë se do të nisi menjëherë nga puna. Ndër të tjera Tavo i ka bërë një propozim rivalit të tij në garë.

Ai i rikujtoi propozimin kandidatit të opozitës së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Petro Gjikurisë, që mori 41.17% të votave se është i mirëpritur si nënkryetar i bashkisë.

“Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Festë nuk ka, do vazhdojmë nga puna. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë. Gjikuria i mirëpritur për nënkryetar”, tha Tavo.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top