Fitoi edhe Beogradin, Vuçiç: Jam shumë i kënaqur

Partia e presidentit serb Aleksandër Vuçiç fitoi zgjedhjet e kësaj të diele. Ajo fitoi bindshëm zgjedhjet e përgjithshme duke marrë numrin më të madh të vendeve në parlament. (LEXO KETU) Opozita shpresonte, por duket se nuk mundi të merrte as Beogradin që e kishte shpallur si synim të saj.

Sipas të dhënave paraprake, partia e Vuçiç ka marrë 38.2% të votave për Beogradin i ndjekur nga koalicioni “Serbia kundër dhunës” me 35.1% të votave. Menjëherë pas daljes së rezultateve, Vuçiç iu drejtua qytetarëve me një fjalim live në TV.

“Lista “Serbia nuk duhet të ndalet” do të ketë shumicë absolute në parlament”, – tha ai i kënaqur duke u shoqëruar nga duartrokitje të gjata. “Deri më tani, nuk kemi gjetur asnjë qendër votimi në Serbi ku kemi marrë më pak vota se në zgjedhjet e mëparshme. Pra, në të gjitha qendrat e votimit mbështetja po rritet mesatarisht me 10% në krahasim me atë që kishim një vit më parë” – theksoi presidenti serb.

Sipas vlerësimeve të publikuara, deri në orën 19:00 pjesëmarrja e zgjedhjeve parlamentare ishte 55.9%. Në zgjedhjet e vitit të kaluar pjesëmarrja ishte 54.6%. Në Beograd deri në orën 19.00 pjesëmarrja ishte 54,3% ndërsa në zgjedhjet e fundit ishte 54,8%.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top