Fiorentina i dërgon mesazh Manchester Unitedit për Amrabat

Fiorentina ka thirrur përforcimin e ri, Gino Infantino, për miqësoret e tyre me Neëcastle United dhe Nice, por ka lënë jashtë objektivin e Manchester United, Sofyan Amrabat.

Ky vendim i “Violas” shihet si një sinjal për Man Unitedin, që vazhdon të jetë i interesuar për marokenin.

Arsyeja nuk është e vështirë të përcaktohet. Ai mbetet objektiv i klubit anglez, që nuk e ka fshehur dëshirën për të nënshkruar me mesfushorin.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” duhet të shesin lojtarë përpara se të përballojnë një transferim prej 30 milionë eurosh, veçanërisht pasi i kanë paguar Atalantas 75 milionë euro për sulmuesin, Rasmus Hojlund, kurse plus 10 milionë euro të tjera do t’i paguajnë në formë bonusesh.

“Sportitalia” ka vënë në dukje për javë të tëra se Amrabat ra dakord për kushtet personale me Manchester United, teksa Fiorentina është gati ta shesë për çmimin e caktuar 26-vjeçarin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top