Fiorentina e misioni i vështirë në Basel, Xhaka duhet të mbrojë vendin në finale: AZ ka nevojë për dy gola ndaj West Ham

Basel ëndërron prezencën e parë në një finale europiane, Taulant Xhaka kërkon të bëhet i dyti pas Marash Kumbullës, që arrin në aktin e fundit. Të fortë në fitoren në Franchi 1-2 zvicranët kanë të gjitha shanset për tja dalë kundër Fiorentinës. Në Alkmaar, AZ do të tentojë të përmbysë 1-2 e pësuar në Londër. West Ham i përmbysi në shtëpi e tani janë holandezët që duhet të bëjnë të njëjtën gjë.

FIORENTINA DUHET TË PËRMBYSË 1-2 NË FRANCHI
Pas humbjes ndeshjen e parë ndaj Basel me shifrat 1-2, Fiorentina drejtuar nga Vincenzo Italiano do të kërkojë përmbysjen e madhe. Zviceranët të udhëhequr nga mesfushori i Kombëtares shqiptare Taulant Xhaka do të tentojnë të mbrojnë fitoren në Franchi. Fiore, në anën tjetër, mund të kenë rritur besimin nga fitorja e tyre 2-0 ndaj Udineses këtë fundjavë. Dy gola, aq sa duhen edhe në Basel, për të vulosur prezencën e pestë në një finale Europiane për ekipin vjollcë. Në krahun tjetër Basel u mund në kampionat ndaj St. Gallen. Megjithatë duhet thënë se trajneri Hajko Fogel, bëri nëntë ndryshime në formacion, në mënyrë që lojtarët titullarë të jenë gati në takimin ndaj Fiorentinës. Në rast se Baseli arrin finalen e Conference League, atëherë bëhet ekipi i parë zvicerian që arrin në finalen e një turneu të madh europian.

FORMACIONET E MUNDSHME
Basel:
Hitz; Lang, Kasim, Pelmard; Ndoye, Xhaka, Burger, Diouf, Calafiori; Amdouni, Augustin

Fiorentina:
Terracciano; Dodo, Milenkovic, Igor, Biraghi; Bonaventura, Amrabat, Mandragora; Ikone, Cabral, Gonzalez

 

ALKMAAR BESON NË STADIUMIN E SHTËPISË
West Ham fitoi 2-1 me përmbysje në shtëpi në takimin e parë të gjysmëfinaleve të Conference League. AZ Alkmaar nuk rezistoi dot në Londër, por tani duhet të bëjë më shumë. Skuadra holandeze shpreson të arrijë një finale europiane pas 42 vitesh mungesë. Ekipi drejtuar nga Pascal Jansen po përjeton një sezon të mirë, pasi ekipi që ai drejton po lufton fort me Ajax për të arritur vendin e tretë në kampionat. Rekordi i tyre ndaj kundërshtarëve anglezë në Holandë është shumë i fortë, por larg të qenit mbresëlënës me 2 fitore 5 barazime e vetëm një humbje. Pikërisht ndaj Everton, që drejtohej nga David Moyes, njeriu që tashmë drejton West Ham, i ka shkaktuar humbjen e vetme në sezonin 2007/08!

FORMACIONET E MUNDSHËM
AZ Alkmaar:
Ryan; Sugawara, Beukema, Hatzidiakos, Kerkez; Clasie, Reijnders; Odgaard, Mijnans, Van Brederode; Pavlidis

West Ham United:
Areola; Kehrer, Zouma, Aguerd, Cresswell; Rice, Soucek; Bowen, Paqueta, Benrahma; Antonio

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top