Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, po përgatitet për bisedime me atë të presidentit amerikan Donald Trump me qëllim përfundimin e një marrëveshjeje të re dypalëshe sigurie, që do të zgjasë dhjetë vjet.
Sipas gazetës Financial Times, qëllimi i Netanyahut është të zgjerojë mbështetjen e SHBA-së. Ndërkohë Izraeli pret që donacionet prej miliarda dollarësh në pajisje ushtarake nga SHBA-të mund të ndërpriten.