“Final 4” nuk i pëlqen askujt, Duka mendohet: “Numri nuk ndryshon, formatin duhet ta diskutojmë”

Armand Duka, presidenti i FSHF-së, sigurisht që nuk është kënaqur duke parë stadiumet bosh në atë Final 4 që u aplikua pikërisht për të sjellë të ardhura skuadrave përmes shitjes së biletave. Në këto edicione të fituara nga Egnatia gjërat nuk kanë shkuar si duhet për nga interesi, pavarësisht se numri 1 i Federatës mundohet ta justifikojë me “rivalitetin sportiv”: “Një sezon i gjatë, pothuajse në fund të majit të gjitha kanë përfunduar. Deri në ditën e fundit tre ekipe ishin në garë për titull, fati i buzëqeshi Egnatias, por edhe kontributi, pasi fitoi edhe ndeshjet e Final Four. Për mua një kampionat i bukur, me garë, por edhe në luftën për rënien nga Kategoria”.

E duke qenë se u pa një fazë e katërt ku skuadrat e fundit fitonin në vazhdimësi me ato të kreut, sigurisht që formati do të vihej në diskutim. Vetëm se Duka e ka mbyllur hapësirën për shtimin e numrit të skuadrave, por për Final 4 ka lënë një shteg ndryshimi: “Është e pamundur që të kemi një ndryshim të numrit të skuadrave, në rregullat e FSHF-së. Ndërsa për formatin, është diçka që ne duhet ta diskutojmë. Mesa duket, le të themi tifozëritë e rretheve e kanë të vështirë të udhëtojnë në Tiranë. Pjesëmarrja në Final Four nuk ka qenë e kënaqshme, sigurisht e ka penalizuar mospjesëmarrja e Partizanit dhe Tiranës. Kështu që, për edicionin tjetër do të rishohim se çfarë formati do të kemi. Skuadra nuk do të shtohen në edicionin 2026/2027, nuk e di nëse do të luajnë katër faza apo do të ketë play off. Do i shohim të gjitha versionet dhe do të marrim një vendim”.

Përsa i përket fituesit, me Egnatian për herë të 3-të radhazi kampione, Duka nuk është se shqetësohet: “Do të më pëlqente që të kishte shpërndarje, por nuk është vendim që e marrim ne. E marrin vetë ekipet me atë që japin në fushë. Kisha vërtetë dëshirë që Elbasani ose Vllaznia që e pret prej shumë vitesh këtë titull tia dilnin. Por ky është futbolli, nuk ka të mëdhenj dhe të vegjël”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top