Fillon patetizmi ‘patriotik’ në Big Brother, Rovena mban ders për histori e komb: Pse i pritëm ne këta të Kosovës në luftë

Këngëtarja Rovena Stefa në një bashkëbisedim me Mevlanin tha që është kundër termit shqiptar-kosovar, teksa iu fut një muhabeti të gjatë ku fliste për histori e për komb.

Rovena tha se nuk i pëlqen fare “ndasia” që është duke e bërë Gresa duke thënë se “ne në Kosovë jemi ma të dashtun se në Shqipëri”, pasi siç tha Rovena, “të gjithë jemi shqiptarë”.

“Ore pse të Shqipërisë i kemi prit ne, zemër, kur kanë ardhë të Kosovës në luftë”, tha Rovena duke biseduar me banorë të tjerë.

“Ne jemi një komb që na kanë ndarë në gjashtë pjesë. Jemi i njëjti gjak e i njëjti komb. Kam 20 vjet që i shoh të gjithë s’kam lënë vend të botës ku ka shqiptarë që nuk kam qenë. Gresa vazhdon e ngacmon duke bërë ndarësi”, tha Rovena.

Temat e tilla ku përzihen “kombi” e “patriotizmi” janë krejt të zakonshme e normale për Big Brother. Vërehet se si banorët prekin tema si këto në mënyrë që të fitojnë simpati nga publiku. Stresi, fituesi i BBVIP Kosova 1, ishte i shquar për këtë taktikë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top