Fillojnë dezertimet/ Edi Ramës i largohet deputetja e parë socialiste

Edi Ramës i është larguar deputetja e parë dhe ajo është Marjana Koçeku e Shkodrës. Në një mesazh në rrjetet sociale, e ashtuquajtura Neomalsore njofton largimin nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Siç duket Koçeku nuk e ka përmbajtuar dot më veten duke qenë kundër dhjetëra mijera qytetarëve që janë në rrugë duke protestuar kundër qeverisjes së Ramës.

“Prej sot jam deputete e pamvarum. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë” shkruan Marjana Koçeku në rrjetet sociale.

Prej dy javësh socialistët janë nën presionin e një përballjeje jo më politike, por me qytetarët. Mbetet për t’u parë se cilat kanë qenë arsyet që e kanë çuar Marjana Koçekun drejt derës së PS, por e qartë është se këto ditë grupi parlamentar zien duke parë se si shtohen numrat në protestën qytetare kundër kësaj qeverisjeje.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top